I riu dhunoi policin në “Astir”/ Policia: Po pinte hashash, u kap më vonë nga efektivët e tjerë
Nga videoja dallohej qartë që dy efektivët ishin vënë në ndjekje të dy të rinjve, por këta të fundit i ikën nga duart.
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me videon e publikuar mbrëmje ku një i ri kishte dhunuar me grushta një efektiv policie. Nga videoja dallohej qartë që dy efektivët ishin vënë në ndjekje të dy të rinjve, por këta të fundit i ikën nga duart. Pas publikimit të videos, Policia bën me dije se kur ka ndodhur përplasja, dy vëllezërit që kanë dhunuar efektivët e Policisë janë shoqëruar në komisariat pasi janë kapur nga kolegët e uniformave blu. E gjitha ka nisur pasi dy vëllezërit, njëri 22 vjeç dhe tjetri 26 vjeç janë konstatuar duke pirë lëndë narkotike (hashash).
Sqarim i DVP Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas që kundërshton me forcë një punonjës policie, ju sqarojmë se për arrestimin e shtetasit që shfaqet në video është dhënë njoftimi zyrtar për mediat, më datë 26 mars, si më poshtë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Rrethanat: Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:00, në rrugën "Aleksandri i Madh", në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.
Nga pamjet e djeshme, dukej qartë se efektivi kërkoi ta ndalonte të riun, që më pas e qëlloi efektivin dhe e la të rrëzuar në tokë. Kolegu i efektivit ndërhyn, por në momentin që mbërrin ai, polici është rrëzuar në tokë, ndërsa objektivi është larguar.
Sondazh
Agim Kajmaku mbyll hesapet me drejtësinë në Shqipëri, Prokuroria tërhiqet nga ankimi, Apeli pushon çështjen
Agim Kajmaku VORË- Agim Kajmaku ka mbyllur "hesapet" me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj ish-kryebashkiakut të Vorë...
Harta e re sizmike/ E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk ka ndarje zonale
Harta e Shqipërisë Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet një...
Shqiptarët, turistë luksi, pushime në Londër dhe Maldive/ "Boom" kërkesat për të vizituar kryeqytetin britanik
Foto ilustruese TIRANË- Në Angli nuk ka vetëm shqiptarë që ëndërrojnë të shkojnë emigrantë, por...
BIRN: Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar
Konvaleshenca TIRANË- Aroma e dikurshme e pishave është zëvendësuar me erën e keqe të ujërave të zeza në ...
Itali/ Shqiptari hiqej si dentist dhe vizitonte italianë, i sillte më pas në Shqipëri për 'turizëm dentar'
Foto ilustruese BARI- Një shtetas shqiptar ushtronte profesionin e dentistit në mënyrë të paligjshme në Itali dhe për k&...
Kamionët u rrezikojnë jetën! Banorët e Fushë Milotit ngrihen protestë, bllokojnë rrugën kryesore
Banori MILOT- Banorët e Fushë Milotit kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar ndalimin e kalimit të automjeteve...
I vodhën "Range Rover", e përdorën në krimin te 'Top Channel' e më pas e dogjën! Pronari i mjetit: Ma morën për 3 minuta
Makina TIRANË- Ramadan Nikolli ka folur edhe një herë për ngjarjen se si i ishte vjedhur për 3 minuta makinën e tipit “...
Vrasja e shqiptarit në Athinë, vetëdorëzohet në Polici autori, autoritetet greke: U paraqit në mënyrë spontane
Pellumb Islami GREQI- Një person, i akuzuar për vrasjen e hidraulikut shqiptar Pëllumb Islami një muaj më parë në Athin&...
Ç'po ndodh në Tiranë? Dhunë, vjedhje dhe ngacmim seksual, policia arreston 17 persona në kryeqytet
Policia TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...
Përfshihet nga flakët në ecje e sipër autobusi i linjës së 'Kombinatit' në Tiranë (VIDEO)
Autobusi TIRANË- Autobusi i linjës së "Kombinat" është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Teksa ishte n&...
