Aktualitet

Porositi vendosjen e tritolit në pallatin e biznesmenit në Shëngjin, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Kola akuzohet se ka paguar dy të rinjtë, Erald Pajtani dhe Angli Stafuka për të kryer ‘porosinë’.

28 Mars 2023, 07:56 Nga F.M
Porositi vendosjen e tritolit në pallatin e biznesmenit në
Liman Gjoka

TIRANË- Zef Kola, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur në Shëngjin, në vitin 2021. Kola akuzohet se ka paguar dy të rinjtë, Erald Pajtani dhe Angli Stafuka për të kryer ‘porosinë’. Të dy janë arrestuar dhe kanë dënuar me burg.

Pajtani ka marrë dënimin me 4 vite heqje lirie, ndërsa Stafuka me 2. Ngjarja ndodhi më 20 nëntor të vitit 2022. Pista kryesore ishte ajo e konfliktit të pronësisë, pavarësisht se vetë biznesmeni ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt për pronën në fjalë.

liman gjoka zef kola erald pajtani angli stafuka

Sondazh

Poll