Ekonomi

Energy Expo & Forum 2023, sfidat, mundësitë dhe teknologjia bashkë në Expocity Albania

Kjo merr rëndësi të veçantë po të kemi parasysh që Shqipëria ende ndodhet në gjendjen e emergjencës sa i takon furizmit me energji e cila mbetet në fuqi deri në fund të qershorit të këtij viti.

28 Mars 2023, 07:26 Nga DOSJA
Energy Expo & Forum 2023, sfidat, mundësitë dhe teknologjia
Foto Ilustruese

TIRANË- Shqipëria e kaloi këtë dimër të dytë të krizës disi më lehtë sesa ai i mëparshëm kjo falë temperaturave më të buta por edhe një situate hidrike të përmirësuar. Por kriza globale dhe kryesisht e përqendruar në Europë ende nuk cilësohet e kaluar. Pikëpyetja më e madhe është nëse do të jemi të jemi në gjendje të përballojmë po kaq mirë një verë të nxehtë teksa kriza ende qëndron pezull?

Expocity Albania organizon Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë në datat 29-31 mars ku përveç shpalosjes së alternativave më të mira të investimit në energji dhe mundësive që paraqet Shqipëria do të ketë vend edhe për tematikën e situatës aktuale të sektorit dhe parashikimet mbi të. Kompanitë pjesëmarrëse do të ofrojnë informacion mbi avancimin  teknologjik në prodhimin e energjisë, potencialin që ka vendi në burimet e rinovueshme por jo vetëm si dhe përfitimet që mund të vijnë nga shfrytëzimi i eficiencës së energjisë e cila ende ka një shtrirje jo shumë të madhe.

Përgjatë tre ditëve janë parashikuar forume ku çdo sezon do të ndalet në një nga pikat e rëndësishme dhe tërësore të sektorit të tilla si siguria në furnizim dhe difersifikimi i burimeve të energjisë. Strategjitë që ka vendi dhe zbatimi i tyre si dhe tregu i energjisë në tërësi. Kjo merr rëndësi të veçantë po të kemi parasysh që Shqipëria ende ndodhet në gjendjen e emergjencës sa i takon furizmit me energji e cila mbetet në fuqi deri në fund të qershorit të këtij viti.

Një tjetër pikë e rëndësishme e ndarjes së idenë në një panair që mbledh në një palë të rëndësishme të tregut por edhe institucioneve publike është ajo e investimeve të huaja direkte dhe projekteve po kështu edhe mbështetja financiare dhe si funksionojnë sot të gjitha këto hallka.

Një vend i veçantë është menduar edhe për energjinë e gjelbër, eficiencën dhe dixhitalizimin si dhe mjetet elektrike si një alternativë e afërt e mobilitetit. Gjatë dy viteve të fundit sidomos ka një theks të vazhdueshëm në tregjet globale mbi vendimmarrjen e qeverive por edhe kompanive prodhuese të automobilave mbi orientimin që do të ketë drejt këtij modeli.

Marrë nga Monitor.al

forumi per energjine

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:54 I.A

Nuk ka mjaftueshëm "Wende"

Olaf Scholz GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politik&eum...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:47 I.A

Vjosa, Park Kombëtar, po tani?

Lumi Vjosa TEPELENË- “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. Por për sa kohë...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:41 I.A

Pse mungon siguria kibernetike

Siguria kibernetike TIRANË- Një nga arsyet pse kompanitë ose shtetet kapen të papërgatitur nga sulmet kibernetike është ...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:37 I.A

Robin Hood-ët kibernetikë

Sulmet kibernetike TIRANË- Një sulm kibernetik në serverët e çdo institucioni qeveritar është një çës...