Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen 'kokë më kokë' dy automjete, lëndohen 2 shoferët e mjeteve

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra nga mjetet ka përfunduar në anë të barrierës duke rrezikuar të përfundonte në kanalin e mbushur me ujë.

27 Mars 2023, 23:55 Nga k.m.
Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen 'kokë më
Foto ilustruese

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në  aksin nacional Berat-Dimal, në vendin e quajtur “Ura e Moravës”. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra nga mjetet ka përfunduar në anë të barrierës duke rrezikuar të përfundonte në kanalin e mbushur me ujë.

Një nga mjetet, një BMW me targa AA 810 HL ishte duke qarkulluar nga Dimali për Berat dhe mjeti tjetër tip Volsvagen, me targa 991 EN ka qenë duke qarkulluar në krah të kundërt, nga Berati në drejtim të Dimalit. Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen me plagë të shumta nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin mendohet se ka qenë mungesa e ndriçimit dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut, që ka shkaktuar rrëshqitjen gjatë frenimit në kthesë dhe më pas, edhe përplasjen e tyre.

aksident ne berat berat

Sondazh

Poll