Aktualitet

Sulmi me armë tek “TCH”/ Një nga dy të ndaluarit në Vlorë ishte ish-dhëndri i Pal Kolës. Roberto Papçi mohon gjithçka (KONFLIKTET)

Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën, e për shkak se 2 personat dhanë dëshmi kontradiktore dhe ndaj u shoqëruan për në ambientin e Policisë së Vlorës.

27 Mars 2023, 23:17 Nga k.m.
Sulmi me armë tek “TCH”/ Një nga dy të ndaluarit
Pal Kola

TIRANË- Ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës se djeshme në ambientet e televizionit “Top-Channel”, ku mbeti i vrarë roja i këtij televizioni Pal Kola, për momentin ka në verifikim vetëm dy persona. Gazetari Elton Qyna shkruan për "OraNews" se në verifikim janë dy personave nga qyteti i Shkodrës.

Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën, e për shkak se 2 personat dhanë dëshmi kontradiktore dhe ndaj u shoqëruan për në ambientin e Policisë së Vlorës. Vetëm në orët e mëngjesit, policia kriminale ka zbuluar se njëri nga personat e ndaluar rastësisht në orët e mesnatës në Vlorë, është ish-dhëndri i viktimës Pal Kola.

“Ora Neës” ka mësuar përmes burimeve të sigurta në policinë e Tiranës, se njeriu që po verifikohet tashmë, është Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës.

Roberto Papçi, është ish-dhëndri i Pal Kolës nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve. Megjithatë kjo pistë ende po hetohet, pasi ende nuk është e ndarë nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj rojes Pal Kola apo ndaj televizionit “Top Channel”.

Roberto Papçi është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por mohon që të ketë lidhje dhe pretendon se ka shkuar në Vlorë për qejf. Teksa janë të shoqëruar, të dy të arrestuarve u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Po ashtu u janë marrë edhe shenjat e gishtave, të cilat mendohet se autorët i lanë pas në armët kallashnikov që u përdorën për vrasjen e 60-vjeçarit. 

pal kola vritet roja i top channel

Sondazh

Poll