Politike

Pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë? Sekretari Gjiknuri tregon arsyet: Edhe Fate Velaj kishte bërë fushatë

Damian Gjiknuri tha se për këtë bashki ka pasur një vëmendje të madhe, duke zbuluar se ish-deputeti socilaiste Fate Velaj gjithashtu kërkonte mbështetje për të zënë vendin e Dritan Lelit.

27 Mars 2023, 22:45 Nga k.m.
Pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë? Sekretari
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tregoi arsyet se përse socialistët kanë zhvilluar "Primare" për të zgjedhur kandidatin për Bashkinë e Vlorës. Gjatë fjalës së tij në emisionin "Debat", Damian Gjiknuri tha se për këtë bashki ka pasur një vëmendje të madhe, duke zbuluar se ish-deputeti socilaiste Fate Velaj gjithashtu kërkonte mbështetje për të zënë vendin e Dritan Lelit.

Por mesa duket me shumicë votash është zgjedhur Ermal Dredha. 

“Vlora ka një karakteristikë ndryshe dhe unë e njoh mirë. Shumë njerëz dhe anëtarë të PS për shkak të dominancës absolute dhe investimeve serioze që ka bërë qeveria në këtë bashki, që e ka transformuar, e ka bërë interesin maksimale. Kështu që në pikëpamjen e përzgjedhjen është dashur elementi i mbështetjes lokale. Në Vlorë pati një ngushtim të garë. Fate Velaj kishte kohë që kishte nisur fushatën, por edhe zoti Ermal Dredha vinte si një diplomat që mund të sillte një dimension tjetër dhe garancinë për vijueshmërinë e punëve të mira aty. Vlora ka rezultatin më të thellë nga pikëpamja politike. Në zgjedhjet e fundit bashkia Vlorë ka rezultate të thella,”- tha Gjiknuri.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll