Politike

Socialisti i rekordeve që kërkon mandatin e 7, Gjiknuri justifiohet: Në disa bashki është e vështirë të gjesh drejtues

Damian Gjiknuri tha se në disa bashki të vogla, aty ku dhe numri i popullsisë është shumë i vogël është shumë e vështirë të gjesh kualitet dhe lidership.

27 Mars 2023, 22:41 Nga k.m.
Socialisti i rekordeve që kërkon mandatin e 7, Gjiknuri justifiohet:
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tregoi arsyet se përse socialistët kanë vendosur të garojnë sërish në bashkinë e Maliqit, kryebashkiakun Gëzim Topçiu, i cili kërkon një mandat të 7 në drejtimin e saj. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Debat", Damian Gjiknuri tha se në disa bashki të vogla, aty ku dhe numri i popullsisë është shumë i vogël është shumë e vështirë të gjesh kualitet dhe lidership.

E kështu si zgjedhje kanë gjetur rikandidimin.

“Në bashki të vogla ndonjëherë në Shqipëri është shumë e vështirë të gjithë kualitete dhe lidership. Sa më e vogël të jetë bashkia nga ana e popullsisë aq më e vështirë është për t’i zëvendësuar kur ka kandidat të mirë. Ai do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të jetë mandati i fundit për të. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh kandidatë që të garantojnë fitore dhe menaxhim të mirë të bashkisë,”- tha Gjiknuri.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll