Politike

Sulmi ndaj TopChannel/ Një i pafajshëm u vra për bukën e gojës, Ramës s'i intereson: Vazhdoni debatin ju, do iki të shoh ndeshjen Shqipëri-Poloni

Rama mbajti një fjalim të gjatë lidhur me lirinë që ai i jep mediave, e më pas, pasi fjalët e tij nxitën diskutime në studio kërkoi të largohej.

27 Mars 2023, 22:11 Nga k.m.
Sulmi ndaj TopChannel/ Një i pafajshëm u vra për bukën e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri një ndërhyrje për të folur lidhur me sulmin ndaj Top Channel, ku ndërroi jetë roja Pal Koli. Pasi debaoi me gazetaren Klodiana Lala, Rama mbajti një fjalim të gjatë lidhur me lirinë që ai i jep mediave, e më pas, pasi fjalët e tij nxitën diskutime në studio kërkoi të largohej.

"Vazhdoni me diskutimet ju se unë po shkoj të shoh Shqipëri-Poloni,"-tha në fjalën e tij kryeministri.


Ndërkohë që intervistën e nisi pikërisht në momentin që nisi edhe pushimi i pjesës së saj, e në momentin që përfunduan 15 minutat, vendosi vetë që të largohej nga intervista.

Mesa duket ngjarja e rëndë, ku humbi jetën një i pafajshëm nuk ka qenë mjaftueshëm që Rama të shtynte edhe për pak minuta argëtimin e tij. Mesa duket një ndeshje futbolli është më e rëndësishme se siguria në vend.

edi rama vritet roja i top channel

Sondazh

Poll