Politike

Sulmi me armë zjarri ndaj Top Channel, Edi Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende s'ka rezultate konkrete!

Kryeministri Edi Rama i pyetur nëse është politika dhe ai vetë që përmes gjuhës së ashpër ndaj medias, mund të nxisin dhunë, është shprehur se ka që nga vitit 2017 që nuk i quan më gazetarët "kazan".

27 Mars 2023, 21:38 Nga k.m.

 

Sulmi me armë zjarri ndaj Top Channel, Edi Rama: Policia i është
Edi Rama

 

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka thënë se situata e rendit në vend nuk ka qenë kurrë më mirë se sot, por i pyetur lidhur me kapjen e autorëve të sulmit ndaj Top Channel tha se Policia e Shtetit u ishte afruar, por nuk ka rezultate konkrete. Gjatë një intervistë për emisionin "Top Story", kryeministri Edi Rama i pyetur nëse është politika dhe ai vetë që përmes gjuhës së ashpër ndaj medias, mund të nxisin dhunë, është shprehur se ka që nga vitit 2017 që nuk i quan më gazetarët "kazan". Ndaj sipas tij, pyetjet që po i bëheshin janë dezinformim.

Megjithatë Rama shtoi se vlerëson sjelljen e Top Channel pas sulmit, e siguroi që mund të vazhdojnë që të bëjnë detyrën pa u prekur nga askush. 

"Pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte edhe pse mund të them se policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret qoftë në aspektin e kapjes apo motiveve, nuk ka sesi të mbetet pa u përcaktuar si një agresion ndaj një pushteti. Unë shpresoj shumë të keni të drejtë në përcaktimin që i bërë aftësisë time nuhatëse dhe po mundohem të shpjegohem përtej shpjegimit që mund të jap në këtë moment që policia po punon intensivisht. Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje,"-tha Rama. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Edi Rama: Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni ende nuk i dimë por fakti që një breshëri plumbash derdhen në një institucion kombëtar si TCH e bën domosdoshmërisht të lidhur më një media e një institucion kombëtar të lirisë së shtypit dhe shprehjes në tërësi. Pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte edhe pse mund të them se policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret qoftë në aspektin e kapjes apo motiveve, nuk ka sesi të mbetet pa u përcaktuar si një agresion ndaj një pushteti. Unë shpresoj shumë të keni të drejtë në përcaktimin që i bërë aftësisë time nuhatëse dhe po mundohem të shpjegohem përtej shpjegimit që mund të jap në këtë moment që policia po punon intensivisht. Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje. Nëse do të shikojmë shifrat, se në fund të ditës realiteti përcaktohet me përceptim, rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen apo pasoja të rënda të kësaj natyre grabitje personi, ka shumë vend për të përmirësuar, as në pozitat e kryeministrit apo personit që po gjykoj nuk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh kanë një mënyrë dhe një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme e shume shqetësuese. Ky është një agresion që nuk mund të ndahet dot nga fakti që është goditur në institucion kombëtar. Mbase jetojmë në realitete të ndryshme ju jetoni në realitetin e ekraneve unë në atë të statistikave, unë them këtë është një agresion ndaj institucionit të medias, për të goditur autorët do e bëjmë kur të dalin. Më e bukura është se Top Channel është i vetëpërmbajtur ndërsa disa të tjerë që duhet të ndjekin rastin e Top Channel gjejnë rastin të bëjnë propagandë. Liria e medias sot është kërcënuar drejtpërdrejtë dhe Top Channel jep shembullin se si një media që ka respekt për veten e të vërtetën nuk shfrytëzon breshërinë e plumbave për të bërë viktimën por e ngre problemin me gjithë fisnikërinë dhe kjo është arsyeja përse dola sot këtu.

A është Top Channel në një situatë të sigurt?

Edi Rama: Kjo nuk është një ngjarje e radhës, është një nga ato ngjarje që ndodhin si rrufe në qiell të pastër dhe nuk përbën vazhdimësi, kjo është diçka e lidhur drejtpërdrejtë me Top Channel, qeveria ka qenë një ndër shënjestrat e Top Channel dhe jam sot këtu e ajo çfarë mund të them është se nuk ka mundësi e shans të dalë dikush nga Top Channel qofshin pronarë apo gazetarë të thotë që në një sekondë të ketë ndjerë që qeveria t’i ketë ushtruar presion apo polemikën ta ketë parë në një polemikë të përkthyer në veprim. Që serioziteti i kësaj çështje është kaq i madh është dhe ju siguroj që e kuptoj dhe ndjej shumë thellë këtë goditje dhe do bëjmë çmos të gjejmë autorët, i them individëve që janë pjesë e këtij institucioni të vazhdojnë kryelartë misionin e tyre. Dua të më jepni mundësinë t;i përcjell ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit punonjësit të sigurisë, është një arsye më shumë që të bëjmë çmos për të zbuluar motivet e ngjarjes. Unë dhe qeveria që unë drejtoj nuk kanë ndërhyrë kurrë në asnjë milimetër të lirisë së medias. Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frustrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit

edi rama

Sondazh

Poll