Aktualitet

“U nisëm se do blinim një makinë”, çfarë deklaruan dy të rinjtë nga Shkodra, u ndaluan në Vlorë pas sulmit te Top Channel

Të rinjtë nga Shkodra, të rreth orës 02:30 të mesnatës së kaluar kanë deklaruar se ishin nisur drejt Vlorës për të blerë një makinë.

27 Mars 2023, 21:29 Nga k.m.
“U nisëm se do blinim një makinë”, çfarë
Foto ilustruese

TIRANË- 2 personat e shoqëruar nga Policia e Shtetit, që dyshohet se kanë lidhje me sulmin ndaj Top Channel, kanë mohuar se kanë lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë roja i godinës, Pal Kola. Të rinjtë nga Shkodra, të rreth orës 02:30 të mesnatës së kaluar kanë deklaruar se ishin nisur drejt Vlorës për të blerë një makinë.

Por ora e “zgjedhur” për t’u nisur drejt qytetit bregdetar është bërë shkak për dyshimet në lidhje me sulmin e ndodhur rreth orës 00:34 të Top Channel. Megjithatë edhe pse ata nuk e pranuar lidhjen me ngjarjen, sërish hetimet e tyre vazhdojnë. 

vritet roja i top channel

Sondazh

Poll