Aktualitet

Detajet/ Njëri në rolin e vëzhguesit, eci më këmbë drejt Top Channel dhe pastaj njoftoi atentatorët, 2 të shoqëruar

Sipas tij, mjeti që u përdor nga atentatorët, kishte ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes. 

27 Mars 2023, 21:24 Nga k.m.
Detajet/ Njëri në rolin e vëzhguesit, eci më këmbë
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin me armë drejt Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola. Gazetari Igli Çelmeta nga vendngjarja raportoi live për emisionin ‘Open’ se ka dyshime që kanë qenë 5 persona që kanë marrë pjesë në sulmin e rëndë, ku për pasojë ndërroi jetë 60-vjeçari. 

Sipas tij, mjeti që u përdor nga atentatorët, kishte ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes. Ky i fundit dyshohet se ka studiuar terrenin dhe pasi ka parë që rreth orës 12:30 kanë dalë shumë punonjës të televizionit që kanë lënë turnin, ka sinjalizuar atentatorët.

Më pas, ai është larguar me mjetin e tij që e kishte parkuar pranë vendngjarjes.

vritet roja i top channel

Sondazh

Poll