Aktualitet

Vrasja në Top Channel, lajmi jehonë në mediat e huaja: Duhet drejtësi!

Mediat përcollën vrasjen e rojes së sigurisë, Pal Kolës dhe sulmit që iu bë medias.

27 Mars 2023, 20:33 Nga A.B
Vrasja në Top Channel, lajmi jehonë në mediat e huaja: Duhet
Top Channel

TIRANË- Vrasja në godinën e Top Channel mori jehonë të madhe në mediata e huaja. Ato përcollën vrasjen e rojes së sigurisë, Pal Kolës dhe sulmit që iu bë medias.

Associated Press shkruan se kishte disa raunde plumbash që u zbrapsën në hyrjen e televizionit duke vrarë 60-vjeçarin Pal Kola. Artikulli thekson më tej sesi autoritete lokale, shoqata të gazetarëve e ambasada të huaja e denoncuan njëzëri sulmin dhe i bënë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të gjejnë autorët e t’i nxjerrin para drejtësisë.

“Duhet drejtësi”, shkruan 'Europeanjournalists'. Roja i sigurisë Pal Kola u qëllua për vdekje nga sulmues të panjohur në ambientet e stacionit kryesor televiziv kombëtar Top Channel, shkruhet në artikull.

'Roja vritet nga sulmi me armë në kanalin televiziv shqiptar'- shkruan Yahoo.com. 

"Persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në hyrje të stacionit privat televiziv Top Channel në Shqipëri në orët e para të 27 marsit, me pasojë vdekjen e një roje sigurie"-shkruan "Intellinews".

Çfarë ndodhi një natë më parë?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

vritet roja i top channel vritet roja e top channel

Sondazh

Poll