Aktualitet

Sulmi me armë në Top Channel/ Përfaqësuesja së OSBE: Jam e tmerruar nga ngjarja! Autoritetet të zbardhin ngjarjen

Teresa Ribeiro shprehet e tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.

27 Mars 2023, 20:05 Nga A.B
Sulmi me armë në Top Channel/ Përfaqësuesja së OSBE:
Teresa Ribeiro

TIRANË- Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias ka reaguar ndaj sulmit që u krye orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj selisë së Top Channel, ku mbeti i pajetë roja, Pal Kola. Me anë të një postimi në Twitter Teresa Ribeiro shprehet e tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.

“Jam e tmerruar nga sulmi i sotëm me armë kundër Top Channel në Shqipëri. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë, i cili u vra gjatë këtij sulmi të urryer. Kam besim se autoritetet do të identifikojnë dhe do të ndjekin penalisht përgjegjësit, pa humbur kohë.”- u shpreh përfaqësuesja e OSBE  për Lirinë e Medias Teresa Ribeiro.

Çfarë ndodhi një natë më parë?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

vritet roja i top channel teresa ribeiro

Sondazh

Poll