Aktualitet

Shkarkohet nga detyra prokurori Blerim Tominaj

Blerim Tominaj u shkarkua nga detyra për mosdeklarimin e 3.6 milionë lekëve në vitet 2011, 2012 dhe 2013.

27 Mars 2023, 19:42 Nga k.m.
Shkarkohet nga detyra prokurori Blerim Tominaj
Blerim Tominaj

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë në 16 qershor të 2020-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj. Tominaj u shkarkua nga detyra për mosdeklarimin e 3.6 milionë lekëve në vitet 2011, 2012 dhe 2013. Gjatë karrierës së tij, Tominaj u vu më 20 shtator 2018 në hetim disiplinor si prokurori 'rebel' që refuzoi të ishte pjesë e shortit për të zëvëndësuar Eneid Nakuçin dhe Elisabeta Imerajn në dosjen ndaj Emiljano Shullazit.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte në këtë prokurori deri në shkrirjen e saj në dhjetor të vitit 2019.

blerim tominaj

Sondazh

Poll