Politike

Takimi me presidentin e Austrisë në kryeministri, Rama: Kënaqësi të mirëprisja sot Alexander Van der Bellen

Rama ka ndarë një foto nga ky takim, i cili shihet se ka të pranishëm delegacionet e dy vendeve.

27 Mars 2023, 18:37 Nga A.B
Takimi me presidentin e Austrisë në kryeministri, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen në ambientet e presidencës. Rama ka ndarë një foto nga ky takim, i cili shihet se ka të pranishëm delegacionet e dy vendeve. 

"Kënaqësi të mirëprisja sot Presidentin Austrisë, Alexander Van der Bellen"- shkruan Rama përkrah fotos.

Kujtojmë se Bellen ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë. Fillimisht ai u prit nga presidenti Bajram Begaj me të cilin zhvilloi një konferencë për mediat e më pas ishte i pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajti një fjalim./Dosja.al

edi rama alexander van der bellen

Sondazh

Poll