Politike

Zgjedhjet/ Koalicioni mes LZHK dhe Bindjes Demokratike dorëzon listat e kandidatëve të këshillave bashkiakë

LZHK dhe BD të cilët janë në koalicion, kanë dorëzuar listat për 61 bashkitë e vendit.

27 Mars 2023, 18:13 Nga A.B

Zgjedhjet/ Koalicioni mes LZHK dhe Bindjes Demokratike dorëzon listat e

TIRANË- Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar dhe Bindja Demokratike kanë dorëzuar ditën e sotme në KQZ listën e kandidatëve për Këshillat Bashkiak.

LZHK dhe BD të cilët janë në koalicion, kanë dorëzuar listat për 61 bashkitë e vendit. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë të ditur se do të dalin me kandidatë të përbashkët për këshillat bashkiakë. Shehi ka deklaruar se do të nxjerrë vetëm disa kandidatë në disa zona.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Sondazh

Poll