Politike

Endri Fuga kërkon vota për herë të parë, garon për parlamentin e Tiranës/ Kush janë "të besuarit" e Veliajt, mbledh zv.ministrat e qeverisë Rama

Nga pamja e parë duket se të gjithë ata që Rama i ka lënë pa postë kanë kaluar tek Veliaj, por nuk mungojnë as zv.ministrat. Megjithatë ai që bie më së shumti në sy është Endri Fuga. Pasi u tërhoq nga posti i drejtorit të Agjencisë për Media dhe Informim, e lajmëroi se do të fokusohej tek fushata e PS-së, por mesa duket e ka pasur fjalën se do të jetë pjesë e politikës aktive dhe do të kërkojë vota për veten e tij. 

27 Mars 2023, 17:27 Nga k.m.
Endri Fuga kërkon vota për herë të parë, garon për
Foto ilustruese

TIRANË- Erion Veliaj ka zgjedhur 66 personat, me të cilët synon që të fitojë edhe njëherë Bashkinë e Tiranë, ku mbizotërojnë emrat e njohur për publikun, sidomos "ish-at" e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Nga pamja e parë duket se të gjithë ata që Rama i ka lënë pa postë kanë kaluar tek Veliaj, por nuk mungojnë as zv.ministrat. Megjithatë ai që bie më së shumti në sy është Endri Fuga. Pasi u tërhoq nga posti i drejtorit të Agjencisë për Media dhe Informim, e lajmëroi se do të fokusohej tek fushata e PS-së, por mesa duket e ka pasur fjalën se do të jetë pjesë e politikës aktive dhe do të kërkojë vota për veten e tij. 

Por numrin më të madh të kandidatëve e mbajnë zv.ministrat, ndër të përmendim: Romina Kukon, Megi Finon, Enio Civici dhe Bes Kadia. Edhe njëherë do të tentojë të futet në politikë Halit Valteri, ish-deputeti i opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë që pasi ishte pjesë e PD-së, kuptoi që bindjen e tij janë shumë më të majta, e ndërroi krah në vetëm 2 vite politikë. Pasi nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 25 prillit, tani do të garojë për Këshillin Bashkiak. Edhe Plarent Ndreca, që nuk u bë dot deputet, do të tentojë sërish. Ndërkohë që nuk mungojnë emrat nga biznesi, arti dhe futbolli. Përmendim këtu: Luan Bregasin, Redi Jupin, Gaz Pajën. Avokati i PS dhe përfaqësuesi në KQZ, Eridian Salianji do gjithashtu një ulëse në Kuvendin e Tiranës. 

Ndërsa rikthehet edhe Sonila Qato, ish-drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe pse është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rrugën Kardhiq-Delvinë; po ashtu, as Reme Lala duket se nuk është shumë e kënaqur si Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, e do sërish të jetë pjesë e garës. Në fund, nuk mungoi as këtë vit, një nga bashkëpunëtorët me të ngushta të Veliaj, Joleza Koka.

Për socialistët është e njohur si ish-kryetarja e FRESSH, ndërsa për publikun si aktivistja që dëgjonte Babastars dhe ishte zgjuar tek shtëpia e një shoqeje që jetonte në të njëjtin pallat me Saimir Tahirin. 

Me të gjithë të lartpërmendurit, Veliaj do 40 nga 61 ulëse në Këshill, sesa do t'ja arrijë qëllimit do zbulohet më 15 maj. 

erion veliaj tirane

Sondazh

Poll