Politike

Kolegji Zgjedhor ‘përjashton’ përfundimisht Sali Berishën nga zgjedhjet! Regjistrohet PD e Alibeajt

E vetmja PD që do të regjistrohet është fraksioni i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, me vulën dhe më logon e vjetër.

27 Mars 2023, 17:07 Nga k.m.
Kolegji Zgjedhor ‘përjashton’ përfundimisht Sali
Foto ilustruese

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka vendosur përfundimisht që të hedhë poshtë kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për t'u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. E vetmja PD që do të regjistrohet është fraksioni i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, me vulën dhe më logon e vjetër. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme të kolegjit që përfundoi rreth orës 17:00. Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesi i Berishës, Ledio Nuraj ka kërkuar pranimin e kërkesë padisë së Berishës, ndërsa përfaqësuesi i PD-së së Alibeajt, Indrit Sefa tha se nuk mund të bëhet pranimi i një kërkese të tillë pasi është ilegjitime.

Vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor ditën e sotme nuk mund të ankimohet, ndërkohë që për t'u shqyrtuar është edhe kërkesa e Alibeajt që logoja e PD të përdoret për koalicionin me Partinë e Lirisë dhe jo vetëm, për të formuar "Bashkë Fitojmë!".

Por çfarë po ndodh me PD në KQZ?

Më 3 Mars, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë, por me një trupë gjykuese tjetër. Sipas vendimit, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës. Pas vendimit, avokati i PD, Indrit Sefa tha se do nisin procedurat për largimin e emrit të Bashës, e më pas regjistrimit në KQZ, duke theksuar se kryetari i komanduar ishte Enkelejd Alibeaj. Por për KQZ nuk ishte kështu, ndaj dhe vendosi që të mos regjistronte asnjë parti. Më pas, në një mbledhje tjetër KAS detyroi KQZ të regjistrojë PD me kryetar të komanduar Alibeajn. Pas këtij vendimi, kryekomisioneri Celibashi respektoi vendimin e KAS për regjistrimin e PD të Alibeajt.

Po gjatë të njëjtës mbledhje, Celibashi regjistroi koalicionin 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 majit, duke bërë pjesë partitë: Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane, duke lënë jashtë PD duke u shprehur se sigla e PD-së së Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit.

kolegji zgjedhor kqz

Sondazh

Poll