Politike

'14 Maji'/ Korreshi: Lushnja dhe Divjaka nuk do kenë kandidatë

Ai u shpreh se ata që nuk janë deputetë kanë vendosur që të shkohet para me 2 kandidatë dhe ata që janë deputetë kanë vendosur mos të shkohet me dy kandidatë.

27 Mars 2023, 16:46 Nga A.B
'14 Maji'/ Korreshi: Lushnja dhe Divjaka nuk do kenë
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar se në Lushnje dhe në Divjakë nuk do të ketë kandidatë për zgjedhjet e '14 Majit'. Ditën e sotme, ai u shpreh se ata që nuk janë deputetë kanë vendosur që të shkohet para me 2 kandidatë dhe ata që janë deputetë kanë vendosur mos të shkohet me dy kandidatë.

"Pjesa më e madhe e bashkisë nuk do ketë kandidat, nuk është vendosur për kandidatë, nuk i dihet deri në darkë se cfarë do ndodhë. Por në Lushje dhe në Divjakë nuk do ketë kandidatë. 

Eshtë çështje këndvështrimi, çdo gazetar e shikon ndryshe. Në degën time ne jemi në të njëjtat pozita si në 6 mars, me ulje ngritje, cik si të shpërndarë. Ne kemi disa ditë që po takohemi me demokratët. Unë nuk jam për të marrë në qafë demokratët. 

Për të qënë i sinqertë, shumë kolegë të mi, ka qënë një ndarje me thikë, ka qënë shumë e fortë trysnia dhe presioni. Kryesia, ata që nuk janë deputetë kanë vendosur që të shkohet para me 2 kandidatë dhe ata që janë deputetë kanë vendosur mos të shkohet me dy kandidatë."

 

saimir korreshi

Sondazh

Poll