Politike

Bardhi kundër Alibeajt: Mos t’i çojmë demokratët në përplasje dhe betejë mes tyre

Por, Bardhi shton se gjithsesi do ta respektojë atë vendim.

27 Mars 2023, 16:11 Nga F.M
Bardhi kundër Alibeajt: Mos t’i çojmë demokratët
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë kundër daljes me kandidatë të tjerë përballë emrave të zgjedhur nga procesi i Primareve. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se qëndrimi i tij ka qenë që 14 maji të mos kthehet në betejë mes demokratëve. Por, Bardhi shton se gjithsesi do ta respektojë atë vendim.

“Unë nuk dua të them se kush humbi por dua të sqaroj pozicionin tim në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Unë e respektoj dhe do ta zbatoj vendimin. Qëndrimi im ka qenë që 14 majit nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve. Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat. Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo nuk i do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt. Unë bëra thirrja që ne, pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh. Është miratuar një numër i caktuar kandidaturash. Disa emra janë tërhequr,”- shkruan Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll