Aktualitet

Sulmi në Top Channel/ Aksioni i Policisë në Vlorë, dy të shoqëruarit janë nga Shkodra, të rinjtë po merren në pyetje

Deri më tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa kontrollet vazhdojnë dhe në dalje të autostradës Fier-Vlorë, ku dyshohet se mund të jenë hedhur armë zjarri.

27 Mars 2023, 15:21 Nga A.B
Sulmi në Top Channel/ Aksioni i Policisë në Vlorë, dy
Policia

TIRANË-Policia e Vlorës ka bërë kontrolle në disa akse rrugore, ku kishte dyshime se autoret mund të vinin në Vlorë. Deri më tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa kontrollet vazhdojnë dhe në dalje të autostradës Fier-Vlorë, ku dyshohet se mund të jenë hedhur armë zjarri.

Mësohet se të ndaluarit janë me origjinë nga Shkodra e se po merren në pyetje nga Policia se nëse janë të përfshirë në ngjarje.

Sulmi i rëndë ndaj Top Channel ndodhi pak pas mesnate. Rreth orës 01:00 autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga makina në drejtim të godinës. Viktimë e sulmit mbeti roja e sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

vritet roja i top channel

Sondazh

Poll