Aktualitet

ME FOTO- Ky është roja që u vra në Top Channel, Artan Hoxha: Për 24 ditë do të mbushte 61 vjeç

Fotoja e tij u bë publike nga gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili shkruan se për 24 ditë, Kola do mbushte 61-vjeç. 

27 Mars 2023, 15:12 Nga A.B
ME FOTO- Ky është roja që u vra në Top Channel, Artan Hoxha:
Karta e ID

TIRANË- Personi në foto është Pal Kola, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fotoja e tij u bë publike nga gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili shkruan se për 24 ditë, Kola do mbushte 61-vjeç. 

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç…
I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro…
Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”..
Por jo kaq i holle dreqi ta haje…

Kur degjoj
presidentin,
kryeministrin,
kryetaren e kuvendit,
ministrin e brendshem,
deputetet e mazhorances,
te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari,
krejtesisht te pafajshem,
te varfer,
te keqpaguar,
me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit:
“O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…
E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”

Çfarë ndodhi?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

pal kola vritet roja i top channel

Sondazh

Poll