Aktualitet

RENEA në shtëpinë e Cllevios! Dyshime se ka "gisht" në atentatin ndaj medias, si e paralajmëroi reperi: Top Channel kape lajmin!

Cllevio është një nga personat që është vënë në ‘lupën’ e Policisë së Shtetit për sulmin e ndodhur në Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.

27 Mars 2023, 14:13 Nga A.B
RENEA në shtëpinë e Cllevios! Dyshime se ka "gisht"
Cllevio

TIRANË- Ditën e sotme forcat RENEA, i kanë kontrolluar banesën reperit Cllevio, emri i së cilit është Kleviol Ahmeti. Ai është një nga personat që është vënë në ‘lupën’ e Policisë së Shtetit për sulmin e ndodhur në Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.

Raportime zyrtare nuk ka ende, por në një video që ka publikuar vetë Ahmeti në rrjetet sociale, dëgjohet duke rrëfyer se forcat RENEA i kanë kontrolluar banesën gjatë natës. Ky kontroll nuk vjen më kot, pasi reperi u pa mbrëmjen e djeshme në vendngjarje, si dhe e ka përmendur median në një këngë të tijën. 

'Top Channel kape lajmin'- thotë Cllevio në një këngë të tijën. 

Nuk dihet nëse ajo ishte një paralajmërim për ngjarjen që ndodhi.

Çfarë ndodhi në Top Channel?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

cllevio vritet roja i top channel

Sondazh

Poll