Politike

Hetimet për lobingun rus, Basha: Berisha të shohë listën e të ftuarve në festat e tij familjare

Basha u mjaftua me këtë përgjigje.

27 Mars 2023, 14:58 Nga F.M
Hetimet për lobingun rus, Basha: Berisha të shohë listën e
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ‘këshilluar’ kryedemokratin Sali Berisha që të shohë listën e të ftuarve të tij në festat familjare për të gjetur burimin e parave ruse. Në një prononcim për gazetarët, Basha u mjaftua me këtë përgjigje.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Është bërë publik raporti i auditetet për paratë ruse, Berisha tha se në PD nuk kanë hyrë e dalë paratë ruse, cili është burimi i këtyre parave?

Lulzim Basha: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare.

Partia Demokratike ka dalë në përfundimin se nuk ka prova që vërtetojnë se ka pasur para me origjinë ruse dhe të paligjshme në selinë blu. Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit të Auditit, Ledina Mandia tha se ka pasur pagesa duke repsektuar kontratat në drejtim të kompanisë ruse Binata Trade. Por, Mandia shtoi me bindje se asnjë qindarkë ruse nuk ka kaluar në pasqyrat financiare të PD-së. Mandia tha se Komisioni i Auditit i ka dërguar ftesë edhe ish-kreut të PD-së për ta marrë në pyetje, por që Lulzim Basha nuk u është përgjigjur.

lulzim basha lobingu rus ne pd

Sondazh

Poll