Aktualitet

ME VIDEO/ Sulmi me armë në Top Channel, RENEA zbarkon në shtëpinë e reperit, Cllevio: Po pse more, unë ta vrava rojen?

Raportime zyrtare nuk ka ende, por në një video që ka publikuar vetë Ahmeti në rrjetet sociale, dëgjohet duke rrëfyer se forcat RENEA i kanë kontrolluar banesën gjatë natës.

27 Mars 2023, 14:45 Nga F.M
ME VIDEO/ Sulmi me armë në Top Channel, RENEA zbarkon në
Kleviol Ahmeti

TIRANË- Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano në rrjetet sociale është një nga personat që është vënë në ‘lupën’ e Policisë së Shtetit për sulmin e ndodhur në Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.

Raportime zyrtare nuk ka ende, por në një video që ka publikuar vetë Ahmeti në rrjetet sociale, dëgjohet duke rrëfyer se forcat RENEA i kanë kontrolluar banesën gjatë natës. 

“Ishte vrarë një roje, më vijnë mua këta. Po pse more unë ta vrava rojen ty,”- thotë ai ndër të tjera.

Ndiqni videon për prononcimin e plotë:

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

kleviol ahmeti

Sondazh

Poll