Aktualitet

Aksident në aksin "Ersekë-Korçë", mjeti del nga rruga, lëndohet 29-vjeçari

I riu me inicialet F.I, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip 'Toyota', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

27 Mars 2023, 14:13 Nga A.B
Aksident në aksin "Ersekë-Korçë", mjeti del nga
Foto ilustruese

KOLONJË- Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u përfshi në një aksident. Policia bën të ditur se i riu me inicialet F.I, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip 'Toyota', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ai ka marrë dëmtime, ndaj u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mesditën e sotme, në aksin rrugor "Ersekë-Korçë", në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip "Toyota", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi F. I., i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

aksident ne erseke aksident

Sondazh

Poll