27 Mars 2023, 14:08
Nga A.B
Policia
SHKODËR- Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike. Në pranga kanë përfunduar: Brijan Vlladna dhe Briken Dibra.
Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 persona, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Vlladna, shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”. Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.
brijan vlladna shkoder
Aktualitet
27 Mars 2023, 14:01
A.B
Top Channel
TIRANË- Oborri i Top Channel mund të ishte larë akoma më shumë me gjak, mirëpo viktima mbeti vetëm një,...
Aktualitet
27 Mars 2023, 13:49
A.B
OSBE
TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës ndaj m...
Aktualitet
27 Mars 2023, 13:41
I.A
Policia
VLORË- Tre persona janë arrestuar në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 67-vjeç...
Aktualitet
27 Mars 2023, 13:47
A.B
BE
TIRANË- Delegacioni i BE-së ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që ndodhi mesnatën e sotme në Top Channel, e ku mbeti vi...
Aktualitet
25 Mars 2023, 15:09
A.B
Ambasada
TIRANË- Ambasada britanike në kryeqytet ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës n&...
Aktualitet
27 Mars 2023, 13:17
F.M
Lezhë, vendi ku ndodhi atentati
LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë në përfundimin se ngjarja e ndodhur më 24 mars në h...
Aktualitet
27 Mars 2023, 13:02
F.M
Drejtoria
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur strukturat e krimeve në Drejt...
Aktualitet
27 Mars 2023, 12:33
I.A
Gjergj Erebara
TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar deklaratën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për...
Aktualitet
27 Mars 2023, 12:29
F.M
TIRANË- Sulmi me armë zjarri nga Top Channel, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë është raportuar edhe nga mediat rajona...
Aktualitet
27 Mars 2023, 12:03
f.g
Niko Peleshi
TIRANE- Një përplasje në distancë është duke u zhvilluar në një tjetër çështje ku s&e...