Politike

Presidenti i Austrisë: Dënoj rëndë sulmin e armatosur ndaj medias, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Alexander Van der Bellen ka dënuar sulmin me armë ndaj Top Channel

27 Mars 2023, 13:54 Nga A.B
Presidenti i Austrisë: Dënoj rëndë sulmin e armatosur ndaj
Alexander Van der Bellen

TIRANË- Ditën e sotme, parlamenti zhvilloi një seancë të posacme për Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen. Në nisje të fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, Presidenti Alexander Van der Bellen ka dënuar sulmin me armë ndaj Top Channel dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të rojes së sigurisë të vrarë.

“E dënoj rëndë sulmin e armatosur dje ndaj një stacioni mediatik dhe dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet familjarëve të oficerit të sigurisë. Shpresoj që rrethanat e kësaj ngjarje të tmerrshme të zbardhen dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka thënë ai.

Der Bellen u ndal edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Austria ka qenë dhe është një nga ato vende anëtare që  mbështesin integrimin e Shqipërisë. Pozita gjeografike mund të jetë një faktor, por jo ai më i rëndësishme, është e qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europaine. Prandaj ka kohë që Austria mbështet negociatat e Shqipërisë me Maqedoninë  e Veriut. Austria mbështet jo vetëm intensivisht hapat që merren për tu bërë pjesë e procesit, por këmbëngul që shumë iniciativa të BE që të jenë të hapura për qytetarët që para anëtarësimit. Si për shembull, erasmus plus. Një sinjal i rëndësishëm ishte ai në Tiranë, me shpalljen si kryeqytet i të rinjve, është e rëndësishme që rinia jo vetëm të ketë shanset më të mira, por të besojë në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Unë jam i mendimit që ju në Shqipëri, sa i përket anëtarësimit, jeni në pozitë për tu pasur zili, afro 90% e qytetarëve janë pro anëtarësimit. Për vlera të tilla ne nuk i kemi pasur kurrë në Austri, gjatë censusit që kemi pasur në Austri, kemi pasur vetëm 2/3 pro”, tha ai.

Po ashtu, ai premtoi mbështetje për Shqipërinë deri në integrimin e saj të plotë në BE, si dy vende aleate prej dekadash.

"Austro-Hungaria ka qenë një nga 6 vendet anëtare dhe ka kontribuar në atë kohë në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Sot me hapjen e negociatave për në BE janë hedhur themelet për integrimin Shqipërisë në BE. Është në dorën tuaj tashmë që me anë të reformave të qëndrueshme që nuk janë dhe shumë të thjeshta. Ta lini pas këtë rrugë sa më parë dhe të jeni të sigurt që Austria do jetë një aleat i ngushtë përkrah jush", u shpreh Van der Bellen.

alexander van der bellen presidenti austriak ne tirane

Sondazh

Poll