Aktualitet

"Sulm flagrant kundër demokracisë"/ OSBE dënon ashpër vrasjen te Top Channel: Autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen

OSBE bën thirrje që të nisin hetimet për këtë incident e të vihen sa më parë para drejtësisë personat përgjegjës.

27 Mars 2023, 13:49 Nga A.B
"Sulm flagrant kundër demokracisë"/ OSBE dënon
OSBE

TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës ndaj medias Top Channel. Në një reagim zyrtar, OSBE e dënon sulmin kriminal që ndodhi, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e Pal Kolës, viktimës. 

OSBE bën thirrje që të nisin hetimet për këtë incident e të vihen sa më parë para drejtësisë personat përgjegjës.

"Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”, shkruan OSBE.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

vritet roja i top channel

Sondazh

Poll