Aktualitet

Dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 të arrestuar në Vlorë

Po ashtu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për drejtim motomjeti në gjendje të dehur dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.    

27 Mars 2023, 13:41 Nga I.A
Dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3
Policia

VLORË- Tre persona janë arrestuar në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 67-vjeçar ka rënë në pranga për dhunë në familje. Po ashtu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për drejtim motomjeti në gjendje të dehur dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.    

Njoftimi i Policisë: 

DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. K., 67 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -S. H., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; -B. S., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll