Vrasja e rojes te Top Channel, ambasada britanike në Tiranë: Të tronditur nga incidenti, përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Ambasada TIRANË- Ambasada britanike në kryeqytet ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës n&...
BE deklaron se sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.
TIRANË- Delegacioni i BE-së ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që ndodhi mesnatën e sotme në Top Channel, e ku mbeti viktimë roja e medias. BE u bën thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sipas tyre, sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.
‘Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon sulmin me armë zjarri në mjediset e Top Channel dhe i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, rojes së sigurisë që mbeti i vrarë në sulm. U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.’- thuhet në reagim.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
Ambasada TIRANË- Ambasada britanike në kryeqytet ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës n&...
Lezhë, vendi ku ndodhi atentati LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë në përfundimin se ngjarja e ndodhur më 24 mars në h...
Drejtoria TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur strukturat e krimeve në Drejt...
Gjergj Erebara TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar deklaratën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për...
TIRANË- Sulmi me armë zjarri nga Top Channel, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë është raportuar edhe nga mediat rajona...
Niko Peleshi TIRANE- Një përplasje në distancë është duke u zhvilluar në një tjetër çështje ku s&e...
Aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit. Mësohet se dy makina janë p&...
Vendi ku ndodhi sulmi me armë, Top Channel TIRANË- Top Channel, televizioni që u sulmua me breshëri kallashnikovi një natë m&...
Sulmi tek Top Channel TIRANË- Shoqatat e mediave kanë reaguar pas sulmit të ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i siguri...
Foto Ilustruese VLORË- Kapiteneria e Portit Vlorë ka anuluar lundrimin për sot dhe nesër për shkak të motit të keq....