Politike

"Nisma Thurje" depoziton kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, Shabani: Do provojmë veten për kryebashkiak në një bashki

Drejtuesit e Nismës dorëzuan në KQZ edhe 12 mijë firmat mbështetese që janë mbledhur në të gjithë Shqiperinë, për tu regjistruar në zgjedhje.

27 Mars 2023, 13:40 Nga A.B
"Nisma Thurje" depoziton kërkesën për regjistrimin
Endrit Shabani

TIRANË- Kryetari i 'Nismës Thurje', Endrit Shabani, ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të kandidojnë për këshillat bashkiakë në 3 bashki, Tiranë, Mat dhe Korçë. Teksa dorëzoi në KQZ listën për kryetar bashkie dhe këshillat Bashkiak, ai bëri me dije se për të provuar veten do të zgjedhin të garojnë edhe në një bashki të vogël siç është ajo e Dropullit, ku u shpreh se ka mundësi edhe të fitojnë.

Shabani i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të votojnë për kandidatët e “Nismës Thurje”.

“Ne do të garojmë në Përrenjas, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin Mirditë, Dibër, Klos dhe Mat, Korçë, Tiranë. Duke qenë se nuk mund të paraqitemi vetëm me këshilla bashkiakë kemi vendosur të provojmë veten edhe në një bashki të vogël, atë të Dropullit. Pavarësisht lidhjes së fortë me Tiranën, nuk po kandidojmë pasi nuk duam të gënjejmë qytetarët sepse e kemi të pamundur të fitojmë, por mund të fitojmë garën për këshillim bashkiak.

I bëj thirrje qytetarëve, cili nga kandidatët do të mbrojë më mirë interesat e tua në Këshillin Bashkiak, ata të pestë që njeh apo kandidatët tanë, profesionistët tanë të rinj. Nëse mendoni që janë më mirë këta që janë, vijoni dhe votojini”, ka deklaruar ai.

Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Deri më tani, Nisma Thurje është e vetmja parti që ka dorëzuar listën e plotë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në KQZ. 

nisma thurje

Sondazh

Poll