Aktualitet

Vrasja e rojes te Top Channel, ambasada britanike në Tiranë: Të tronditur nga incidenti, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës dhe personat që janë prekur.

25 Mars 2023, 15:09 Nga A.B
Vrasja e rojes te Top Channel, ambasada britanike në Tiranë: Të
Ambasada

TIRANË- Ambasada britanike në kryeqytet ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës në Top Channel, aty ku viktimë mbeti roja 60-vjeçar, Pal Kola. Ambasada kërkon që përgjegjësit e kësaj ngjarje të dalin sa më parë përpara drejtësisë. Po ashtu, ato shprehin ngushëllime për familjen e viktimës dhe personat që janë prekur.

Shprehim tronditjen mbi incidentin e dhunshëm në Top Channel dhe shpresojmë që përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë personat e prekur”- shkruan ambasada britanike përmes një mesazhi në faqen zyrtare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

vritet roja i top channel ambasada britanike

Sondazh

Poll