Aktualitet

1 mln pemë të mbjella nga Veliaj, gazetari Erebara: Nuk iu dalin llogaritë bashkë me pemët e Ramës

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se, duke shtuar në këtë shifër dhe pemët që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka mbjellë kur ishte në krye të bashkisë Tiranë, nuk dalin llogaritë.

27 Mars 2023, 12:33 Nga I.A
1 mln pemë të mbjella nga Veliaj, gazetari Erebara: Nuk iu dalin
Gjergj Erebara

TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar deklaratën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për pemët e mbjella. Erebara ka bërë një llogari në Facebook, se sa metra katrorë duhen për të mbjellë 1 milionë pemë. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se, duke shtuar në këtë shifër dhe pemët që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka mbjellë kur ishte në krye të bashkisë Tiranë, nuk dalin llogaritë. Ndërkohë që ka ironizuar dhe aksidentet e shumta që ka ndodhur me urbanët në Tiranë. 

Postimi i plotë:  

Le të bëjmë pak arithmetikë! Pemët mbillen zakonisht 5 deri në dhjetë metra larg njëra-tjetrës. Do të thotë që për çdo pemë nevojiten 25-50 metra katrore. Për 1 milionë, nevojiten 25 deri në 50 milionë metra katrore. Qyteti i Tiranës është 48 kilometra katrore ose 48 milionë m2. Shto këtu edhe dymbëdhjetë milionë pemët e mbjella nga Rama, (besoj se këtë të fundit para së gjithash vetë Lali Eri nuk e vê në dyshim) dhe pastaj gjeni se sa e ka numrin e këmbës mesatarisht shoferi i autobuzit urban.

Dy ditë më parë Veliaj nga parku i Liqenit Artificial ka theksuar se gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Bashkisë ka mbjellë 1 milionë pemë. Ndërkohë që theksoi se deri në vitin 2030 do të mbjellë 2 milionë pemë. 

gjergj erebara edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll