27 Mars 2023, 11:52
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve që të rrisin pagat për punonjësit. I pranishëm në një fasoneri ku janë punësuar 300 punonjëse, Rama tha se çdo kompani duhet të bëjë llogaritë e nevojshme që askush të mos ketë ankesa për pagat. Kreu i qeverisë tha se në momentin që punonjëset qëndrojnë orë shtesë dhe natën, duhet të marrin para ekstra. Sipas Ramës, nëse rritja e pagës nuk ndodh, as sipërmarrja nuk do të ketë përparime, pasi punonjësit do t’i largohen e do të kërkojnë rroga më të mira diku tjetër, qoftë në Shqipëri apo jashtë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Këtu u fol për 300 punonjëset, kryesisht gra, dhe disa punonjës, 300 që kanë themeluar sëbashku me sipërmarrësin këtë biznes. Vitet kalojën dhe nevojat rritet por edhe pretendimet e atyre që vijnë më pas rriten. Procesi i zëvendësimit që dalë nga dalë ka nisur, sepse kjo industri u bë 30 vjet që është themeluar. Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart. Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës. Mos rritja e pagave godet palcën e ekonomisë, nuk pranojmë dot që paga minimale që nga prilli do të jetë 40 mijë lekë, të jetë njësoj edhe në ndërtim. Kjo nuk është më pagë, por shfrytëzim. I bie të jetë e pavërtetë, nuk është pasqyrë e produktivitetit, është pasqyrë e shfrytëzimit. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ndalon qeverinë të vendosë paga për çdo sektor. Por, nuk na ndalon që tu themi atyre kompanive të ndërtimit që s’do të merrni më leje ndërtimi në momentin që paguani punonjësit në këtë mënyrë. Ka akoma kompani që ecin me këtë mentalitet. Në nuk kemi pse të përgatisim të rinj që të shkojnë t’i shërbejnë popullit gjerman. Ne financojmë studime që ata të rinj të na shërbejnë këtu, por qoftë paga e mjekëve, qoftë edhe të të tjerëve, ne do t’i rrisim. Sot gjykatësit e prokurorët paguhen më shumë se ne këtu. Është bërë për të mbështetur reformën në drejtësi. Jemi realistë dhe po bëjmë një analizë të thellë. Do rrisim pagat akoma më tej. Kemi raste të dhimbshme sipërmarrësish që japin një pjesë të pagave në të zezë. Kjo është arsyeja pse ne jemi zgjedhur, për të përmirësuar jetën e njerëzve në mënyrë të drejtëpdrejtë, këtë marrëdhënie pune dhe të bëjmë të mundur që njerëzit të paguhen më shumë dhe në mënyrë më të sigurtë. Ky është qëllimi.
edi rama
Politike
27 Mars 2023, 11:19
f.g
Bajram Begaj
TIRANE- Qeveria ka miratuar një vendim për ti mbuluar presidentit të Republikës, Bajram Begaj një shumë prej 600...
Politike
23 Mars 2023, 14:09
f.g
Klodiana Lala
TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala shkruan se Pal Kola kishte shumë pak javë që kishte nisur punë pranë Top Channe...
Politike
26 Mars 2023, 23:23
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka konfirmuar kandidatë edhe për 4 bashki të tjerë për zgjedhjet e 14 Majit, me t&...
Politike
26 Mars 2023, 22:45
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dosja.al ka mësuar emrat e personave që kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesis&eu...
Politike
26 Mars 2023, 22:21
k.m.
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dalë kundër daljes me një kandidat tjetër për Ba...
Politike
26 Mars 2023, 21:45
k.m.
Roland Bejko
TIRANË- Roland Bejko do të jetë kandidati i Partisë Demokratike se Enkelejd Alibeajt për kryetar në bashkin&eum...
Politike
26 Mars 2023, 21:22
k.m.
Sabah Stafuka dhe Sali Berisha
FUSHË KRUJË- Zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë por duket se situata në kampin opozitar nuk &e...
Politike
26 Mars 2023, 21:00
k.m.
Roland Bejko
TIRANË- Kryesia e PD-së e Enkelejd Alibeajt në mbledhjen që po zhvillon aktualisht ka vendosur që Roland Bejko të...
Politike
26 Mars 2023, 20:52
k.m.
Mirela Ruko
TIRANË- “Lëvizja Bashkë” prezantoi sot njërën prej figurave të saj politike si kryesuese e listë...
Politike
26 Mars 2023, 19:48
k.m.
Albin Kurti në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë për të diskutuar me krerët e s...