Politike

VKM-të/ Qeveria i jep 600 mijë lekë për trajtim shëndetësor Presidentit, sëmuret edhe këshilltari, sa para morën Begaj dhe Zguri

Fati i keq me shëndetin ka prekur edhe këshilltarin e tij, Klement Zguri, ish-kryetar i KQZ, i cili gjithashtu ka përfituar nga qeveria 1.2 milionë lekë për trajtim mjekësor. 

27 Mars 2023, 11:19 Nga f.g
VKM-të/ Qeveria i jep 600 mijë lekë për trajtim
Bajram Begaj

TIRANE- Qeveria ka miratuar një vendim për ti mbuluar presidentit të Republikës, Bajram Begaj një shumë prej 600 mijë lekë të reja për shpenzime shëndetësore. Në vendim nuk sqarohet se ku është trajtuar me ndihmë mjekësore presidenti, brenda apo jashtë vendit, por me siguri dihet se Begaj nuk ka marrë trajtim në spitalet tona publike, pasi ato janë "falas". Kreu i shteti është fotografuar në publik me dorën e djathtë të fashuar por nuk dihet çfarë problemi shëndetësor ka. Fati i keq me shëndetin ka prekur edhe këshilltarin e tij, Klement Zguri, ish-kryetar i KQZ, i cili gjithashtu ka përfituar nga qeveria 1.2 milionë lekë për trajtim mjekësor. 

Vendimi i plotë: 

VENDIM

Nr. 175, datë 24.3.2023
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bajram Begaj, në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

VENDIM

Nr. 176, datë 24.3.2023

PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. KLEMENT ZGURI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Klement Zguri, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku./Dosja.al

bajram begaj klement zguri

Sondazh

Poll