27 Mars 2023, 10:16
Nga f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtënave ndaj televizionit Top Channel kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë Top Medias. Ata kanë treguar se ai ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Pal Kola jetonte në zonën e Sharrës, nga ku përditë nisej me këmbë drejt Kasharit, ku ndodhet edhe godina e Top Channel.
"Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte"-kanë thënë ata jashtë kamerave.
Ata kanë treguar se Pal Kola ishte babai i 3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë. Djali punonte në Itali. Në zonë viktima njihet si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai ishte nga Puka dhe jetonte në Sharrë prej 25 vitesh me familjen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
vritet roja i top channel sulmi me arme te topi
Aktualitet
27 Mars 2023, 10:14
F.M
Atentati tek Top Channel
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i objekt...
Aktualitet
27 Mars 2023, 09:19
F.M
Sulmi ndaj Top Channel
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar të tjera foto që tregojnë detaje nga sulmi i organizuar ndaj Top Ch...
Aktualitet
27 Mars 2023, 09:15
F.M
Atentati tek Top Channel
TIRANË- Mjeti i përdorur në sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel është tip ‘Range Rover. Makina ...
Aktualitet
27 Mars 2023, 08:48
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti ...
Aktualitet
27 Mars 2023, 08:24
F.M
Dosja.al
TIRANË- Kryefjala e mediave për sot është sulmi me armë zjarri ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vdekur punonjësi...
Aktualitet
27 Mars 2023, 08:12
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të mbizotërohet sot nga një mot me reshje shiu dhe vranësira. Që në orët ...
Aktualitet
27 Mars 2023, 07:55
F.M
Top Channel, vendi ku ndodhi vrasja
TIRANË- Dosja.al ju sjell të tjera pamje nga ngjarja e rëndë që ndodhi tek ambientet e Top Cha...
Aktualitet
27 Mars 2023, 07:16
F.M
Qetësori
TIRANË- Ky është momenti kur banorët e Big Brother VIP dëgjojnë krismat e kallashnikovit jashtë ambienteve...
Aktualitet
27 Mars 2023, 07:04
F.M
Top Channel
TIRANË- Në drejtim të ambienteve të Top Channel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP është q&eu...
Aktualitet
27 Mars 2023, 06:58
F.M
Makina e autorëve të vrasjes tek Top Channel, e djegur
TIRANË- Makina e personave që qëlluan me breshëri kallashnikovi në...