Ekonomi

Barra e sëmundjeve pas pandemisë, importi i produkteve farmaceutike rritje vjetore me 35% në janar-shkurt

Operatorët e tregut pohuan se, pandemia krijoi një varësi të konsumit të vitaminave, përdorimi i të cilave mbetet i lartë në krahasim me para pandemisë.

27 Mars 2023, 08:07 Nga DOSJA
Barra e sëmundjeve pas pandemisë, importi i produkteve farmaceutike
Foto Ilustruese

TIRANË- Shumë artikuj të konsumit të përditshëm që importohen nga jashtë pësuan ulje vitin e fundit si rrjedhojë e efekteve negative që po jep emigracioni i lartë tek tkurrja e popullsisë së re në moshë. Në të kundërt grupi i produkteve farmaceutike po pëson rritje të qëndrueshme nga viti në vit, por sidomos pas pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave nga tregtia e jashtme e INSTAT, në 2-muajt e parë të vitit 2023 importet e produkteve farmaceutike në sasi pësuan rritje me 31 për qind, duke shënuar një rekord të ri. Në 2-muajt e parë të vitit u importuan 1,091 tonë medikamente nga 833 tonë në dymujorin e parë të vitit 2022. Në krahasim me periudhën para pandemisë sasia e produkteve farmaceutike gati është dyfishuar.

Burimet nga tregu pohojnë se rritja po vjen për dy arsye kryesore. E para lidhet me barrën e lartë të sëmundjeve që la pandemia Covid -19 në të gjitha diagnozat. Mijëra persona që kanë kaluar Covid-19 janë shndërruar në të sëmurë kronike që kërkojnë trajtim të përhershëm. Pandemia ka ndikuar negativisht, sëmundjet e zemrës, artritet, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme në mushkëri që kërkojnë trajtim periodik.

Operatorët e tregut pohuan se, pandemia krijoi një varësi të konsumit të vitaminave, përdorimi i të cilave mbetet i lartë në krahasim me para pandemisë.

Gjithashtu plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në të gjithë diagnozat, të shtyrë edhe nga pandemia ka arritur kërkesën për trajtim me medikamente.

Operatorët e tregut pohojnë se me gjithë rritjen Shqipëria ka shpenzime të ulëta për produkte farmaceutikë gati 50 % më pak se rajoni.

Por sipas tyre rritja e konsumit të brendshëm në krahasim me vitet e kaluara po vjen nga një sërë faktorësh komplekse që kanë të bëjnë me plakjen e popullsisë, përmirësimin e trajtimit etj.

Operatorët pohojnë se rritja do të ishte edhe më e madhe nëse qeveria do të shtonte buxhetin e rimbursimit të medikamenteve që për vite të tëra qëndron në vendnumëro.

Buxheti i rimbursimit nuk po ecën me ritëm të drejtë me incidencën e sëmundshmërisë dhe nevojat reale në popullatë.

Marrë nga Monitor.al

te dhenat e instat

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:54 I.A

Nuk ka mjaftueshëm "Wende"

Olaf Scholz GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politik&eum...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:47 I.A

Vjosa, Park Kombëtar, po tani?

Lumi Vjosa TEPELENË- “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. Por për sa kohë...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:41 I.A

Pse mungon siguria kibernetike

Siguria kibernetike TIRANË- Një nga arsyet pse kompanitë ose shtetet kapen të papërgatitur nga sulmet kibernetike është ...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:37 I.A

Robin Hood-ët kibernetikë

Sulmet kibernetike TIRANË- Një sulm kibernetik në serverët e çdo institucioni qeveritar është një çës...