Politike

Zgjedhjet e 14 majit “përplaset” Tabaku me Alibeajn: Po zvogëloni PD-në, mos nxirrni kandidatë për bashkitë!

Jorida Tabaku kërkon që PD të jetë e bashkuar për të fituar "kalatë" kryesore në zgjedhjet lokale të 14 majit.

26 Mars 2023, 22:21 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit “përplaset” Tabaku me Alibeajn: Po
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dalë kundër daljes me një kandidat tjetër për Bashkinë e Tiranës. Në mbledhjen e sotme, me shumicë votash është zgjedhur Roland Bejko për të garuar për Bashkinë e Tiranës, por duket se Tabaku kërkon që PD të jetë e bashkuar për të fituar "kalatë" kryesore në zgjedhjet lokale të 14 majit.

"Unë jam kundër kandidatëve për kryetar bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Turanë, Durrës dhe në Elbasan. Përçarja e PD në bazë është shumë e madhe e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do e përkeqësonte. Na duhet të mendoje për emrin dhe për logon e PD, por duhet ta mbrojmë atë që të ngrihet dhe jo të rrudhet. Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe tek emri i subjektit Partia Demokratike,"-mësohet se ka thënë Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll