Politike

Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh kandidatin për Tiranën, Roland Bejko do garojë për Bashkinë

Ditën e nesërme, në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë, por duket se Alibeaj ka marrë vendimin e tij.

26 Mars 2023, 21:00 Nga k.m.
Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh kandidatin për Tiranën,
Roland Bejko

TIRANË- Kryesia e PD-së e Enkelejd Alibeajt në mbledhjen që po zhvillon aktualisht ka vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit. Ditën e nesërme, në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë, por duket se Alibeaj ka marrë vendimin e tij.

Roland Bejko të garojë për Bashkinë e Tiranë duke u ndarë nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Bejko, garoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Gjirokastrës, e nuk mundi që të siguronte as mandatin e tij për në Kuvend.

roland bejko

Sondazh

Poll