Politike

“Lëvizja Bashkë” zbulon kryesuesen e LISTËS/ Mirela Ruko, e para e 61 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës

E zgjedhura për të prirë listën është Mirela Ruko, Sekretare Organizative e “Lëvizjes BASHKË”.

26 Mars 2023, 20:52 Nga k.m.
“Lëvizja Bashkë” zbulon kryesuesen e LISTËS/ Mirela
Mirela Ruko

TIRANË- “Lëvizja Bashkë” prezantoi sot njërën prej figurave të saj politike si kryesuese e listës së 61 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës. E zgjedhura për të prirë listën është Mirela Ruko, Sekretare Organizative e “Lëvizjes BASHKË”. Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të forcës politike.

“Mirela Ruko do të jetë kryesuesja e 61 kandidatëve të Lëvizjes BASHKË për Këshillin Bashkiak të Tiranës. E ardhur si studente e sociologjisë nga qyteti i Roskovecit 11 vite më parë, përvojat e saj si qytetare e Tiranës janë të shumta: nga punëtore në markatë te diplomimi në sociologji, nga aktivizmi i pashoq në çështjet punëtore e studentore te pozicioni aktual si Sekretare Organizative e Lëvizjes BASHKË! Mirela Ruko do të jetë zëri i arsyeshëm, i fortë dhe i pakompromis i qytetarëve të Tiranës në parlamentin e qytetit”-thuhet në njoftimin e forcës së re politike të regjistruar për zgjedhjet vendore të 14 majit,"-tha "Lëvizja Bashkë".

POSTIMI I PLOTË:

mirela ruko

Sondazh

Poll