Politike

Marrëveshja me Serbinë në Ohër, Kurti i shkon në zyrë, Meta: Çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje

Ilir Meta ka shkruar se mbështet qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, gjë që do të sillte paqen në të ardhmen.

26 Mars 2023, 17:51 Nga k.m.
Marrëveshja me Serbinë në Ohër, Kurti i shkon në
Albin Kurti dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta ka pritur në selinë e PL-së, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se mbështet qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, gjë që do të sillte paqen në të ardhmen.

"Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti
E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social. Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje. Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj,"-shkruan Ilir Meta në rrjetet e tij sociale.

Po ashtu vihet re se Meta deri më tani është e vetmja figurë opozitare që kryeministri Kurti ka zhvilluar në Tiranë, pasi nuk ka takuar asnjë figurë të Partisë Demokratike.

albin kurti ne tirane

Sondazh

Poll