Politike

Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: “Bashkimin Kombëtar” e përdori për të ardhur në pushtet, tani...

Edita Tahiri ka përmendur kauzën e kryeministrit Kurti për ‘bashkim kombëtar’ mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e ndërlidhur atë me situatën aktuale politike në Kosovë.

26 Mars 2023, 16:00 Nga k.m.
Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: “Bashkimin Kombëtar” e
Edita Tahiri

PRISHTINË- Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, i cili këtë të diele ka ardhur në Shqipëri. Bëpërmjet një postimi në Facebook, Edita Tahiri ka përmendur kauzën e kryeministrit Kurti për ‘bashkim kombëtar’ mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e ndërlidhur atë me situatën aktuale politike në Kosovë.

“Me ‘bashkimin kombëtar’ për të ardhur në pushtet; me ‘vetëmenaxhimin e pakicës serbe’ për të mbetur në pushtet – A thua si do ta shpjegoj ketë Kurti sot në Tiranë para shqiptareve!,”- ka shkruar Edita Tahiri në llogarinë e saj.

POSTIMI I PLOTË:

Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. Nga ana tjetër, në Kosovë do të krijohet asosacioni i komunave serbe. 

edita tahiri albin kurti albin kurti ne tirane

Sondazh

Poll