Politike

EMRAT/ 5 deputetë dorëhiqen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, kush janë zëvendësuesit e tyre, rikthehet Beqja në Kuvend

Nga PD-ja në Tiranë do të dorëhiqet Belind Këlliçi dhe vendin e tij e zë Asllan Dogjani, në Elbasan do të dorëhiqet Luçiano Boçi dhe vendin e zë Qan Xhafa, ndërsa vendin e Zef Hilës do e marr Lodovik Hasani. 

26 Mars 2023, 13:52 Nga I.A

  

EMRAT/ 5 deputetë dorëhiqen për të marrë pjesë
Kuvendi

TIRANË- Zgjedhjet e 14 majit, do të sjellin fytyra të reja në Parlament. Kjo pasi 5 deputetë do të dorëhiqen për të kandiduar për kryetar bashkie në vend. Tre nga kandidatët janë nga Partia Demokratike ndërsa 2 nga Partia Socialiste. 

Nga PD-ja në Tiranë do të dorëhiqet Belind Këlliçi dhe vendin e tij e zë Asllan Dogjani, në Elbasan do të dorëhiqet Luçiano Boçi dhe vendin e zë Qan Xhafa, ndërsa vendin e Zef Hilës do e marr Lodovik Hasani. 

Nga PS-ja do të dorqhiqen vetëm dy deputetë, Benet Beci në Shkodër dhe Besjan Ajazi në Gramsh. Vendin e Becit në Shkodër do e marrë Ilir Beqja, ndërsa vendin e Ajazit në Gramsh e merr Shkëlqim Bullari.

asllan dogjani lodovik hasani luçiano boçi besjan ajazi shkëlqim bullari ilir beqja

Sondazh

Poll