Ekonomi

Emergjencat konsiderojnë incidentet teknologjike rrezikun më të madh pas shpërthimit të digave

Dy vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një seri sulmesh kibernetike, ku të dhëna sensitive të qytetarëve u publikuan masivisht.

26 Mars 2023, 07:44 Nga I.A
Emergjencat konsiderojnë incidentet teknologjike rrezikun më të
Dige

TIRANË- Incidentet teknologjike janë po aq të rrezikshme sa fatkeqësitë natyrore të tilla si tërmetet përmbytjet, shpërthimi i digave dhe si të tilla duan ekipe emergjencë në dispozicion. Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile në një prononcim për “Monitor” renditi incidentet teknologjike rrezikun më të madh pas shpërthimit të digave dhe me efekt të njëjtë me përmbytjet (shiko grafikun bashkëngjitur).

Dy vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një seri sulmesh kibernetike, ku të dhëna sensitive të qytetarëve u publikuan masivisht. Ministria e Mbrojtjes sqaroi se risqet më kritike nga fatkeqësitë, të cilat kanë një potencial të lartë për ndikim negativ në zhvillimin e vendit renditen: përmbytjet, rreziqet teknologjike, sëmundjet infektive, të pasuara nga rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet dhe zjarret.

Përmbytjet janë një ndër fatkeqësitë natyrore që ndodhin më shpesh në Shqipëri. Për një periudhë kthimi prej 100 vitesh, risku i përmbytjes (risku ёshtё kombinimi i mundësisë së ndodhjes së një ngjarjeje dhe të pasojave të saj negative) është mjaft i lartë, sidomos në Ultësirën Perëndimore.

Sipas analizës krahasuese të qarqeve për risqet e paraqitura në gjashtë raportet tematike, qarqet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive në vend përfshijnë Tiranën, Vlorën dhe Shkodrën (risk i lartë), pasuar nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi (risk i lartë). Berati dhe Kukësi (mesatar në të lartë), Korça, Lezha, Dibra, dhe Gjirokastra (risk mesatar) janë më pak të rrezikuara për sa i përket rreziqeve kryesore, raportoi Ministria e Mbrojtjes.

Rekomandimet e dhëna në raportin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror, janë reflektuar në prioritete në Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (gjithashtu në proces miratimi me VKM).

Financimi i këtyre risqeve sipas prioritetit (nga risku më i lartë në riskun me të ulët), është kostuar dhe paraqitur në Planin e Veprimit 4 vjeçar, në projekte specifike me fokus unik ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e sistemit të mbrojtjes civile, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.

Dikasteri i Mbrojtjes sqaroi se, pas tërmetit të vitit 2019, janë rritur kapacitetet teknike (mjete dhe pajisje speciale për kërkim shpëtim në rast tërmetesh) dhe njerëzore për kërkim-shpëtim në rast tërmeti.

Është krijuar Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes e cila ka ne përbërje të saj kapacitetet teknike dhe njerëzore për operacione kërkim shpëtimi në rast zjarresh, tërmetesh, përmbytjes, terrene malore dhe për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora.

Por më tej sqaroi se, kapacitetet për përballimin e fatkeqësive natyrore mund të mos jene asnjëherë të mjaftueshme, kjo për shkak të natyrës dhe intensitetit të fatkeqësisë natyrore (rasti i fundit i tërmetit në Turqi).

Marrë nga Monitor.al

shperthimi i digave

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:41 I.A

Pse mungon siguria kibernetike

Siguria kibernetike TIRANË- Një nga arsyet pse kompanitë ose shtetet kapen të papërgatitur nga sulmet kibernetike është ...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:37 I.A

Robin Hood-ët kibernetikë

Sulmet kibernetike TIRANË- Një sulm kibernetik në serverët e çdo institucioni qeveritar është një çës...