Politike

LISTA ME 61 EMRA/ Konfirmohet ekipi i Ramës për 14 majin, ‘surprizat’ dhe emrat e rinj që i futen garës

Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie.

25 Mars 2023, 22:09 Nga F.M
LISTA ME 61 EMRA/ Konfirmohet ekipi i Ramës për 14 majin,
Edi Rama

TIRANË- Dosja.al ju sjell listën e plotë me emrat e zgjedhur nga Partia Socialiste për 61 bashkitë e vendit. Përgjithësisht, PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie.

Qarku Shkodër

MALËSI E MADHE -Tonin Marinaj (i rikandiduar)

SHKODËR- Benet Beci

PUKË- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)

VAU I DEJËS- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë

FUSHË ARRËZ- Frank Tuci (i rikandiduar)

Qarku Kukës

KUKËS- Safet Gjici (i rikandiduar)

TROPOJË- Rexh Byberi (i rikandiduar)

HAS- Halit Mulaj

Qarku Dibër

DIBËR- Rahim Spahiu (i rikandiduar)

MAT- Agron Malaj (i rikandiduar)

KLOS- Valbona Kola

BULQIZË- Festime Mjeshtri

Qarku Lezhë

LEZHË- Pjerin Ndreu (i rikandiduar)

KURBIN- Majlinda Cara (i rikandiduar)

MIRDITË- Ndrec Deda (i rikandiduar)

Qarku Tiranë

TIRANË- Erion Veliaj (i rikandiduar)

RROGOZHINË- Edison Memolla (i rikandiduar)

KAVAJË- Redjan Krali (i rikandiduar)

VORË- Blerim Shera

KAMËZ- Rakip Suli (i rikandiduar)

Qarku Elbasan

ELBASAN- Gledjan Llatja (i rikandiduar)

CËRRIK- Andis Sala (i rikandiduar)

BELSH- Arif Tafani

GRAMSH- Besjan Ajazi (deputet)

PEQIN- Bukurosh Maçi (kryetar i PS)

LIBRAZHD- Mariglen Disha

PRRENJAS- Nuri Belba (i rikandiduar)

Qarku Fier

FIER -Armando Subashi (i rikandiduar)

LUSHNJE- Eriselda Sefa (e rikandiduar)

MALLAKASTËR- Qerim Ismaili (i rikandiduar)

ROSKOVEC- Majlinda Bufi (e rikandiduar)

PATOS- Fatjon Duraj

DIVJAKË- Josif Goreja

Qarku i Durrësit

DURRËS- Emirjana Sako (i rikandiduar)

SHIJAK- Elton Arbana (i rikandiduar)

KRUJË- Artur Bushi (i rikandiduar)

Qarku Berat

SKRAPAR- Adriatik Meta (i rikandiduar)

POLIÇAN- Ardiatik Zotkaj (i rikandiduar)

BERAT- Ervin Demo (i rikandiduar)

DIMAL- Juliana Mema (e rikandiduar)

KUÇOVË- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)

Qarku Korçë

KORÇË- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

POGRADEC- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

DEVOLL- Eduard Duro (i rikandiduar)

MALIQ- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

PUSTEC- Palë Kolevski (i rikandiduar)

KOLONJË- Erion Isai (i rikandiduar)

Qarku Gjirokastër

GJIROKASTËR- Flamur Golemi (i rikandiduar)

DROPULL- Dhimitër Toli (i rikandiduar)

LIBOHOVË- Leonard Hide

PËRMET- Alma Hoxha (i rikandiduar)

KËLCYRË- Klement Domi (i rikandiduar)

TEPELENË- Tërmet Peçi (i rikandiduar)

MEMALIAJ- Gjolekë Guci

Qarku Vlorë

VLORË- Ermal Dredha

SELENICË- Nertil Bellaj

DELVINË- Besmir Veliu

FINIQ- Romeo Cakulli 

HIMARË- Jorgo Goro (i rikandiduar)

KONISPOL- Ergys Dule

SARANDË- Olti Caci

edi rama

Sondazh

Poll