Politike

S'ka surpriza në Durrës, PS sjell një emër të ri në Kukës, kush është kandidati i Bashkisë Has

Në Has, PS-ja ka kandiduar një emër të ri, Halit Mulaj. 

25 Mars 2023, 21:43 Nga F.M
S'ka surpriza në Durrës, PS sjell një emër të ri
PS

TIRANË- Durrësi nuk ka emra të rinj. Partia Socialiste ka vendosur që në garën e 14 majit të futet me kryebashkiakët aktualë. E njëjta gjë ndodh edhe në qarkun e Kukësit. Por, në Has, PS-ja ka kandiduar një emër të ri, Halit Mulaj. 

LISTA:

Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)

Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)

Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

Bashkia Kukës, Safet Gjici (rikandidon)

Bashkia, Tropojë, Rexh Byberi (rikandidon)

Bashkia Has, Halit Mulaj

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll