Politike

Asnjë ndryshim në Berat/ Çuçi konfirmon rikandidimin e kryebashkiakëve aktualë

Asnjë ndryshim.

25 Mars 2023, 21:39 Nga F.M
Asnjë ndryshim në Berat/ Çuçi konfirmon rikandidimin e
Bledi Çuçi

TIRANË- Bledi Çuçi, drejtuesi politik i qarkut Berat ka bërë me dije se në të katra bashkitë do të rikandidojnë emrat aktualë. 

LISTA:

Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)

Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)

Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)

Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)

Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

bledi cuci kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll