Politike

Peleshi rikonfirmon kandidatët për bashkitë e qarkut Korçë, Gëzim Topçiu për herë të shtatë në Maliq

Në Maliq, për herë të shtatë rikandidon Gëzim Topçiu, duke thyer rekord. 

25 Mars 2023, 21:30 Nga F.M
Peleshi rikonfirmon kandidatët për bashkitë e qarkut
Niko Peleshi

TIRANË- Drjetuesi politik për qarkun e Korçës, Niko Pelelshi ka bërë me dije se në bashkitë e kësaj zonë do të rinkandidojnë kryebashkiakët aktualë. Në Maliq, për herë të shtatë rikandidon Gëzim Topçiu, duke thyer rekord. 

Niko Peleshi: Në këtë mandat të ri rikonfirmojmë Sotiraq Filon në Korçë. Vazhdon progresin. Në Bashkinë e Pogradecit ka ardhur momenti për të zbatuar investimin më të madh të këtyre viteve. Ka projekte të tjera dhjetëra milionë euroshe, ndaj Ilir Xhakolli do të rikandidojë. Eduart Duro do të rikandidojë gjithashtu në Devoll. Në Maliq Gëzim Topçiu është kryebashkiaku më jetëgjatë. 

Nuk ka figura të tjera PS në këtë bashki?

Niko Peleshi: Ka, por Gëzim Topçiu është simboli i shërbëtorit. Është një nga kampionët e punës dhe unë jam shumë i bindur që ky nuk do të jetë një mandat me të cilin ne jemi mësuar. Ju kujtoj që është hapur një kompleks përpunimi peshku, Fish City ka hapur degën e vet dhe qindra njerëz do të punësohen. Në Pustec kemi një bashki të vogël por të rëndësishme sepse është minoritare. Jetojnë dhe punojnë maqedonas. Jemi në partneritet me partinë tjetër. Kandidon Pali Kolevcki. Erion Isai në Kolonjë.

LISTA:

KORÇË- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

POGRADEC- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

DEVOLL- Eduard Duro (i rikandiduar)

MALIQ- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

PUSTEC- Palë Kolevski (i rikandiduar)

KOLONJË- Erion Isai (i rikandiduar)

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

niko peleshi kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll