Politike

Një polic kandidat në jug, Kumbaro zbulon emrat e zgjedhur për bashkitë e Gjirokastrës

Në Memaliaj e Libohovë pati emra të rinj. 

25 Mars 2023, 21:26 Nga F.M
Një polic kandidat në jug, Kumbaro zbulon emrat e zgjedhur për
Mirela Kumbaro

GJIROKASTËR- Drejtuesja e qarkut Gjirokastër Mirela Kumbaro ka bërë me dije emrat e zgjedhur për të kandiduar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë, Kumbaro tha se do të rikandidojnë emrat aktualë. Në Memaliaj e Libohovë pati emra të rinj. 

"Janë 7 bashki. Në Bashkinë e Dropullit rikonfirmohet Dhimitër Toli, në Libohovë  Leonard Hide, punonjës policie dhe një familjar i mirë. Në Gjirokastër rikonfirmohet Flamur Golemi pas një mandati të parë shumë të sukseshëm. Në Përmet rikonfirmohet kryetarja aktuale Alma Hoxha, më tej vazhdojmë më Këcyrën ku rikonfirmohet Klement Domi. Në Tepelenë rikonfirmohet Tërmet Peçi. Në Memaliaj rikonfirmohet Gjolek Guci,"- tha Kumbaro. 

LISTA:

GJIROKASTËR- Flamur Golemi (i rikandiduar)

DROPULL- Dhimitër Toli (i rikandiduar)

LIBOHOVË- Leonard Hide

PËRMET- Alma Hoxha (i rikandiduar)

KËLCYRË- Klement Domi (i rikandiduar)

TEPELENË- Tërmet Peçi (i rikandiduar)

MEMALIAJ- Gjolekë Guci

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

mirela kumbaro kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll